Patentë shoferët e Shqipërisë njihen në Arabinë Saudite

15 gusht 2022 | 11:25

Ministria e Jashtme Shqipërisë ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministra ka bërë me dije se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimeve të…