Patozi, Berishës: Mos humb kohë me Bashën, krijo një parti të re
11 janar 2022
| 18:58
Për Astrit Patozin, ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin kryesia e PD e përjashtoi së bashku me një grup deputetësh, duke i thënë që të krijojë një parti të re.
“Lulzim Basha e ndau PD edhe juridiksht. Tani pala tjetër ka 2 mundësi të re, ose të krijojë një parti të re që unë insistoj që çdo sekondë e humbur është në kosto të tyre se sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më pak përkrahës do t’i mbeten foltores dhe Berishës”.
Dyrnjaja: Mos Berisha e mendon si dobësi krijimin e një partie tjetër?
Patozi: Pa diskutim. Berisha e quan fyerje të sedrës prej patriarku, i cili nuk mund të pranojë që ta nxjerrin nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi të re sepse pretendon që është shtëpia e tij dhe në shtëpinë e tij janë bujtës të tjerë.