Patricio zyrtarizohet te Roma

14 korrik 2021 | 10:02

Rui Patricio është zyrtarisht lojtar i Romës. Portugezi mbërriti në kryeqytetin e Italisë dhe ka nënshkruar pasi ka kaluar vizitat mjekësore.

Portieri 33-vjeçar ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe është afrimi i parë në skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Rui Patricio ishte portier titullar me Portugalinë në EURO 2020 dhe bëri paraqitje të mira, sikurse ka ndodhur edhe në Premier League me fanellën e Wolverhampton. Ujqit përfitojnë rreth 12 milionë euro nga ky transferim. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e djeshme në Viti,…