
Patriot Behrami kualifikohet në çerekfinale
22 qershor 2019
| 14:18
Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.
Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.
Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim.