Patriot Krasniqi i PDK-së takon në SHBA senatorë e kongresistë amerikan

17 shtator 2024 | 20:42

Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po mbahen në SHBA.

Me këtë rast, ai ka njoftuar se ka takuar miq të mëdhenj të Kosovës, senatorë, e kongresistë amerikanë si dhe shumë personalitete të ndryshme e politikan të vendeve të ndryshme.

“Lutjet e Mëngjesit ishin një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer pikëpamjet tona me shumë personalitete dhe takimet e shumta dy ditëve të fundit, do të më shërbëjnë për të vazhduar edhe më fuqishëm angazhimin tonë të përbashkët për një Kosovë të fortë e diasporë të integruar”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksham pazar me ekskursione është duke ndodhur në shkollën…