Patriot Krasniqi merr përkrahje për deputet nga një grua e suksesshme në biznes

03 janar 2025 | 17:28

Patriot Krasniqi, i cili në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garon për deputet në listën e PDK-së me 88, ka takuar sot gruan e suksesshme në biznes Ymran Fusha.

Kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, ka thënë se zonja Fusha i ka ofruar përkrahje për garën për deputet.

“Kur e ke përkrahjen e bashkëvendasve gjithçka është më lehtë! Garës time për deputet në Kuvendin e Kosovës sot i dha mbështetje të fuqishme edhe një zonjë e nderuar, siç është Ymran Fusha, nja grua shumë e suksesshme në biznes. Mbështetja që mora nga znj. Fusha së bashku me miq dhe familjarë të saj me jep motiv shtesë në këtë proces zgjedhor. Zëri i qytetarëve të Prizrenit si asnjëherë më parë do të jehoj fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur…