Patriot Krasniqi: Prizreni dhe bastionet e PDK-së po dëshmojnë fuqinë e rikthimit të madh!
21 janar 2025
| 13:59
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e fuqishme që PDK po merr nga dy bastionet e saj në Prizren, Zhuri dhe Hoça e Qytetit. Sipas Krasniqit, këto zona po kërkojnë një të ardhme #MaMirë me Bedri Hamzën si kryeministër.
“Prizreni u ngrit në këmbë për rikthimin e madh të PDK-së dhe askush s’mund ta ndalë këtë hov,” deklaroi Krasniqi, duke shprehur besimin e plotë se PDK është rruga e duhur për zhvillimin e Kosovës.
#PDK131
#MaMirë131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#PatriotKrasniqi88