Patriot Krasniqi tregon disa nga arsyet pse vendosi të kandidoj për deputet në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Itali, Patriot Krasniqi në një prononcim për Kanal10 ka treguar disa arsye pse ka vendosur të kandidoj për deputet në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi thotë se tani është koha që zëri i mërgatës të dëgjohet në kuvendin e Kosovës. Mërgata, sipas tij, siç ka kontribuuar deri më tani, do të vazhdoj të kontribuoj edhe më shumë për Kosovën, nëse do të ketë hapësire për vendimmarrje. “Unë paraprakisht kandidaturën e kam zyrtarizuar më 3 nëntor në tubimin që ka qenë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Bedri Hamza në Itali. Ne mërgata kemi qenë një ndër kontribuesit më të mëdhënj të vendit, para, gjatë dje pas luftës. Dhe jemi shtylla e ekonomisë së vendit. Tani kemi arsye që të jemi zëri në Kuvendin e Kosovës. Në mënyre që të jemi vendimmarrës dhe jo siç ka qenë më herët si monedhë, por që mund të kontribuojmë në të gjitha aspektet për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.