PATRIOTI MYZEQAR, QË QEPI FLAMURIN KUQ E ZI, TË CILIN E NGRITI ISMAIL QEMALI NË VLORË MË 28 NËNTOR 1912

02 shtator 2024 | 11:46

Thoma Aleks Ristani (Davidhi)-(Lindur 18   – Vdekur më 1936)-(Fshati Nikas-Fier.)

  • Ish zv.prift, dhjak, psalës dhe ndihmës mësonjës i shkollës në gjuhën greke, pranë Manastirit të Kolkondasit.
  • Ish kryeplak i fshatit Nikas.
  • Rreth viteve 1900-të, ai psali për herë të parë në Gjuhën Shqipe në kishën e Shën Mërisë të Kolkondasit.
  • Për këtë veprim ai u përjashtua nga Kisha, u Shkishërua prej dhespotit grek, largua si kryeplak i fshatit Nikas, dëbua nga familja dhe krahina e Myzeqesë prej regjimit okupator osman.
  • Pas dëbimit nga shtëpia në moshë të re, i veçuar me forcë nga familja, ai u vendos i vetëm me banim në qytetin e Vlorës(Skelë).
  • Për disa vjet qëndroi në emigracion në Itali(Otranto), Çamëri(Janinë) dhe Greqi(Athinë).
  • Në bashkëpunim me disa student myzeqar të gjimnazit “Zosimea” në Janinë(Çamëri), krijuan edhe një “Shoqëri të Fshehtë” për hapjen e shkollave shqipe në Myzeqe dhe mbrojtjen e tyre me armë.
  • Aty rreth viteve 1903-1904, me tu kthyer në atdhe, ai hapi në Skelë edhe rrobaqepësinë e parë të modës italiane e perëndimore.
  • Ka marr pjesë në dy kuvendet e Fierit të organizuar e drejtuar nga Ismail Qemali, më 24 mars dhe 12 gusht 1912.
  • Më 27 nëntor 1912, së bashku me patriotin Jani Minga dhe fotografin Petro Dhimitri, bleu tek tregtari vlonjat Diamanti pëlhurën e kuqe dhe qepi Flamurin tonë Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.
  • Në vitin 1936 u (helmua) me urdhër të regjimit antipopullor të Ahmet Zogut, si element gjoja i rrezikshëm, i lidhur me revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit, si bashkpuntor i patriotit Jani Minga dhe përkrahës i Fan Stilian Nolit.

Në librin e tij “100 vjet Shtet Shqiptar”, Blendi Fevziu për shpalljen e Pavarsisë  së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit Kuq e Zi në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, duke ju referuar dorshkrimit të rilindasit, juristit dhe Ministrit të Drejtësisë Petro Poga, botuar në vitin 1936, që ruhet në arkivin e shtetit, ndër të tjera shkruan:

“…Flamuri që është ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, ka qenë një pëlhurë e kuqe, 3 metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja me bojë të zezë. Pëlhura e kuqe u ble tek një tregtar i quajtur Diamanti dhe u qep tek një rrobaqepës, i quajtur Thoma…”.

(Thoma Ristani-shënimi ynë).

Edhe ky patriot myzeqar, ashtu si qindra të tjerë, me urdhra të veçantë, u la qëllimisht në errësirë, për dekada e shekuj të tërë, si nga shteti Zogist ashtu dhe ai monist, së bashku me strukturat dhe servilët e tyre pseudohistorian, për të abuzuar me këtë ngjarje të madhe historike për popullin dhe kombin tonë.

Megjithatë e vërteta nuk mund të qëndronte  përgjithmonë në mjegullën e harresës, pasi ajo jetonte në mendjen dhe zemrën e myzeqarëve tanë, që e ruajtën me breza të tërë, njeri pas tjetrit e djalë pas djali, deri në ditët tona.

Ja si e përshkruan  në poemën e tij Andy Apolloni flamurtarin tonë patriot myzeqar Thoma Aleksi Ristani, që qepi Flamurin Kuq e Zi, të cilin e ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912, mbi bazën e kujtimeve të vajzës së tij Dhoksi Thoma Ristani(Tushe) dhe djalit Todi Thoma Ristani.

Thoma Aleks Ristani

1.

Gjithmonë në Kolkondas, i ndezur qe zjarri

Për shekuj me radhë, gjatë tërë historisë

Dhe kurrë se la të shuhej, atë myzeqari

Se ky do ti sillte, shumë dritë Shqipërisë

2.

Asnjë zgjedhë barbare, ky fshat nuk duroi

Ndër luftëra me turqit, u dogjë dhe shkretua

Çdo herë me asqer dhe me xhandarë luftoi

Dhe përballē robërisë ai kurrë s’u nënshtrua

3.

Se dhe ne si çdo komb, kishim mjaft të drejtë

Që në shqip ti kryenim dhe lutjet para Zotit

Siç bënin të gjithë, grekët, edhe hebrenjtë

Dhe si të parët tanë, në kohët e Kastriotit

4.

Për herë të parë, këtu thanë dhe  priftërinjtë

Ta flaknin greqishten, jashtë prej Manastirit

Askush më si pyeti, grekët dhe osmanlinjtë

Në gjuhën tonë u lutën, të gjithë pranë qiririt

5.

Në shqip i nisi psaljet edhe Thoma Ristani

Djaloshi atdhetar, në kishë tek Shën Mëria

E uroi gjithë Myzeqeja, gëzoi dhe tërë vatani

Se në këtë gjuhë të bukur, flet dhe  Perëndia

6.

Nxitoi dhespoti grek dhe shpejt mori vendim

Prap palë na u bë, bashkë me kadiun turk

Menjëherë e SHKISHËROI, klerikun tonë trim

Që psalësin sa më parë, ta fusnin  dhe në burg

7.

E shkarkuan që nga detyra, edhe si kryeplak

Sepse për Anadollin, qe bërë i padëgjueshëm

E quajtën dhe të rrezikshëm, sikur të ish kaçak

Edhe për kishën greke, nuk qe i dëshirueshëm

8.

Me kohë edhe zabiti, urdhrin e kish dhënë

Dyzetë e ca xhandar, në fshatin Nikas shkuan-

Të lidhur këtë  djalë, përpara na e patën vënë

Me dhunë që nga shtëpia, Thoman e dëbuan

9.

Me hidhërim të madh, kishte folur dhe Aleksi

Kur ja dënuan të birin, me një vendim prej gjyqit

Dhespotëve të Athinës, u duhet prerë oreksi

Se  po na i vrasin djemtë  edhe me anë të kryqit

10.

Sa shumë qe mërzitur, mësues Kozma Dhima

Dhe Spiro Saqellari, i mallkoi klerikët e grekut

Por çeta e Kolkondasit, qe bërë gati me trima

Që ndaj asqerëve turq, t’ja niste dhe dyfekut

11

Mjaft lekë na u hodhën, që këtë trim ta vrisnin

Nga  disa pasanik dhe ekstremist slamik

Që trojet edhe pronat, pastaj t’ia grabisnin

Dhe jeta e këtij trimi,  qe vënë tepër në rrezik

12.

Por edhe disa të shitur,  e njerëz të pafytyrë

E hapën edhe lajmin, si shtrigat nëpër gjerde

Se kush do ta bënte, këtë krim kaq të ndyrë

Një shumë lirash të majme, vrasësi do të merte

13.

Drejt Vlorës shkoi djali dhe atje mori gjëminë

Ashtu si ai zogu, që shkon nëpër shtrëngatë

Dhe derdhi shumë lot, kur pas  la Shqipërinë

Se për atë do vuante, një kohë mjaft të gjatë

14.

Pas disa orësh  ankthi, në Otranto ai mbriti

I mbetur në mes rrugësh, tek një kishë u drejtua-

Asnjë njeri nuk njihte dhe askush nuk e priti

Dhe në këtë vend të shenjtë, ca ditë u strehua

15.

Qe lodhur shumë fare, duke bërë çdo punë

Njësoj porsi të gjithë, emigrantët nëpër botë

Një prift arbëresh poqi, në kishë një të shtunë

Mirë se ke ardhur more vëlla, ky Ati na i thotë

16.

Dhe ky arbëresh e ndihmoi, shumë dhjakun tonë

Tek një rrobaqepës e çoi, të merrte dhe zanatin

Që kish qenë i dëgjuar, në të gjithë atë zonë

Dhe kështu të dy bashkë, u bënë miq me Fratin

17.

Por edhe unë i tha prifti, jam prej Myzeqesē…

Se të parët e mi, që prej andej kanë ardhur

Dhe detit plot me dallgë,  i dolën mes për mes

Kur turku u patë rënë, një natë  duke zbardhur

18.

Plot ngjarje kish rrëfyer, shpesh herë vet Thomai

Si gjyshërit e këtij frati, patën vuajtur  me detin

Dhe një këngë e kishin bërë, tërë dhimbje e vaj

Për barbarët osman, që vranë të tërë miletin

19.

Shumë shpejt Thomai u bë, një usta me nam

Gjithmonë qe i dashur, edhe me duar të arta

Kostumet e tij morën shumë emër edhe famë

Qenë tepër të kërkuara, dhe për shtresat e larta

20.

Mjaft kohë në mërgim dhe i mbushur plot mall

Vendosi që të kthehesh, në shtëpi për një  vizitë

Të ç’mallej dhe me prindërit, sa i kish  të gjallë

Që mbetën duke pritur,  të  birin për çdo ditë

21.

Qe krejt e pamundur, për të ardhur në Vlorë

Por as që të futej dhe që nga porti i Durrësit

Se mund që t’ia vinin, përsëri prangat në dorë

Prandaj na u nis, për në drejtim të Korfuzit

22.

Prej andej ai mbërriti, në vendlindjen e bukur

Me Nikasin u shmall dhe me tërë njerëzit e vet ..

E pa dhe manastirin, ku në shqip trimi qe lutur

Se larg mëmëdheut, kish qenë për disa vjet

23.

Patë shkuar dhe njoftimi, nga spiunët në Fier

Kudo nëpër udhë, të  tërë hafijet na mbetën

Na u nisën dhe taborët, të mbushur me asqer

Por çedo se këtë trim, në fshat nuk  e gjetën

24.

Me vete kish prurë dhe një sasi napolonash

Dhe meqenëse xhandarët, në Fier nuk  e lanë

Atëherë ky patriot, me këtë shumë të hollash

Patë blerë në Skelë të Vlorës, edhe një dyqan

25.

Por dhe në Vlorë na e kanosën, këtë atdhetar

Një  hajn me kobure, çdo herë e gjurmonte

Turkoshak e grekofil dhe kaçak e vrastar

E detyruan të largohej e përsëri të mërgonte

26.

E mori prap rrugën dhe shkoi drejtë Janinës

Ku populli ynë çam, kish kohë mjaft të vështira

Kristianët i bënë grek, në kombësinë e Athinës

Ndërsa myslimanët i përzun, nëpër shkretëtira

27.

U mundua të studionte edhe në  “Zosimea”

Në këtë gjimnaz me nam e të njohur francez

Por këtij të “shkishëruari”, kurrë s’ju dha  leja

Pasi emrit tij i vunë, një njollë shumë të zezë

28.

Helenët ua ndalën, shqiptarëve edhe shkollën

Kur  tërë bota e kishte shpallur, diturinë të lirë

Edhe me nxënësit e tanë, porsi xhelat u sollën

Pasi  donin që ti linin, gjithmonë në errësirë

29.

Ndamë halle e derte, me vëllezërit tanë çam

Shpesh thoshte vet Thomai, ky patriot i madh

Kundër grekëve në protesta, sëbashku u çuam

Dhe Janinën e tundëm, për disa ditë me radhë

30.

Pran liqenit të Janinës, u mblodhën myzeqarët

Në një shtëpi gjatë natës, rreth orëve të vona—

Një “Shoqëri të Fshehtë”, krijuan mëmëdhetarët

Që në Myzeqe të çelnin, kudo shkollat tona

31.

Një nënë e mirë çame, e veshur me të zeza

O bir i tha Thomait, dhe Ty të kanë bënë si turk

Në gjak u mbytë Arta, ska më shqiptar Preveza

Ik shpejt se do të vrasin, apo të çojnë në burg

32.

Kudo ish terror, dhe zjarr nga të katëra anët

Kurrkund nuk qe parë, si kjo far lloj mynxyre

Na i vrau greku çamët, më keq se osmanēt

Nga shtëpitë i përzunë dhe nga trojet e tyre

33.

Shpejt iku nga Janina dhe në Athine u sosë

E takoi dhe Jani Mingën te “Kafja e Ballkanit”

Dhe shtruar bashkë me të, Thomai na u llafos

Për Myzeqenë e vuajtur dhe hallet e vatanit

34.

Mjaft i gëzuar u ndje, kur tok me të u poqën

Se kishin shumë vjetê, që s’ishin parë të dy

Dhe atij i tregoi, kur prej shtëpisë e ndoqën

Se gjuhën tonë osmanēt e kishin halë në sy

35.

Më  treguan i tha Jani, për trimërinë që kryet

Kur te kisha e Shën Mërisë, si një bilbil ti psale

Të uroi çdo myzeqar, për guximin që rrëfyet

Gjithë kombi të nderoi, kur Zotit shqip ju fale

36.

Me Janin në Athinë u bënë punë të mëdhaja

Se e donim Shqipërinë, që ta shihnim si një zonjë

Luftuam thosh Thomait, për të drejtat e saja

Që kurrë më të mos vuante e lidhur në vargonj

37.

Tërë qytetet e Greqisë, studenti ynë i brodhi

Se ky trim atdhetar, nuk mund që të priste

Kudo mërgimtarët, të gjithë bashkë i mblodhi

Dhe për Shqipërinë e pavarur, oratori u fliste

38.

Një ditë Jani Minga, i kish pasë thënë Thomait

Se Greqinë edhe shkollën, ne duhet që ti lemë

Atdheu nuk ’i lihet, më në dorë Esad pashait

Ndaj pas Ismail Beut, në Shqipëri do të vemë

39.

Të ngjeshim mirë koburet e rrëmbejmë dyfekēt

Dhe zot ne ti dalim, të gjithë tok Mëmëdheut

Ta shpëtojmë sot vatanin, nga sërbët edhe grekët

Se duan të na zhdukin, që nga faqja e dheut

40.

Kur thirrjen dha vatani dhe lëshoi  kushtrimin

Myzeqarët tanë  u nisën,  të tërë që prej kurbeti

Dhe nga çdo anë e botës, e morën fluturimin

Në Shqipëri u gjendën, sa kish filluar  kiameti

41.

U kthye dhe Thomai e shkoi drejtë e në Skelë

Në shtëpinë e tij të vogël, që kish blerë në Vlorë

Rrobaqepsinë e parë e hapi, këtu ky djalë rrebel

Dhe biznesit se ç’ja nisi, sipas stilit perndimor

42.

Tërë rrobat na i qepte, në modelet allafrënga

Mësuar në Itali, kur e pat lënë  Mëmëdhenë

Sa bukur që na qepte, na i shkonte dhe kënga

Kur shtruar vet  ja merte, ustai për Myzeqenë

43.

Myshterit na i kishte, nga njerëz të mëdhenj

Dhe tek Thomai na faleshin, zotërinjtë të tërë

Priftërinj edhe hoxhallar, megjithë bejlerbenj

Në dyqan na i  shkonin, gjithmonë sërë sërë

44.

Vet metrin ja u vinte, me radhë efendinjve

Dhe masat ua merte, për pikë të merakut

Me mjekëra e me çallma, të tërë osmanllinjve

Pazarin ua priste, të majmë e sipas barkut

45.

Të tjera çmime na kish, për tërë njerzit e varfër

Ndërsa për shok e miq, shërbente edhe falas

Dhe hallet ja u qante e u qëndronte nga afër

Gjithmonë ai i ndihmone, me shpirt fukarasë

46.

I thjeshtë dhe  gojëmbël, ai qe me gjithëkënd

Zemërbardh e bujar, që nuk i gjendej dot shoku

Çdo herë fjala e  tij, peshonte shumë rëndë

Në kuvende  me burra, shpesh fliste babëloku

47.

Me buzën plot gaz edhe fytyrën të qeshur

Këtë myzeqar fisnik, të gjithë njerëzit e donin

Dhe me kostume të bukura, si princ rrinte veshur

Tërë  Skela edhe Vlora,  pa masë e nderonin

48.

Sa histori të ndritur, që kishte kjo rrobaqepsi

Se këtu hynin dhe delnin, gjithmonë patriotët

Dhe Thomai na i priste, çdo herë me kënaqsi

Të tërë burrat e kombit, dhe ata më të zotët

49.

Kjo shtêpizë që ndriçonte, me rreze porsi dielli

U bë strehëz e ngrohtë e mësuesit Jani Minga

Kur plot me re të zeza, ishte mbuluar  tërë qielli

Dhe ai hapte shkolla shqipe, në ato kohë të liga

50.

Të gjithë kapedanët, me radhë atje na vinin

At Spiro Saqellari, megjithë Kozma Dhimën

Dhe sëbashku e vendosnin, ku turkut ti binin

Me çetat myzeqare dhe Llazi Spiro vetëtimën

51.

Aty bëheshin shpesh, mbledhjet e patriotëve

Dhe kuvendonin tok, heronjët tanë pavarsista

Larg hafijeve të Turqisë edhe të dhespotëve

Që kudo na përgjonin, të bënin punë të pista

52.

Këtu thoshte  Thomai, na lindi dhe mendimi

Që “Shoqatës së Janinës”, ti  jepej titulli nderit

Dhe me një emër tjetër,  ju bë dhe pagëzimi

Duke e quajtur si ”Komiteti i Fshehtë i Fierit “

53.

Për të hapur shkolla shqipe, në të gjithë nahinë

Dhe me armë në dorë, ti mbronim në çdo kohë

Që poshtë nga Vjosa, gjer lartë në Shkumbin

Se vetëm kështu Europa, ateherë do të na njoh

54.

Nga Skela drejtë Fierit, shpesh vinte ky djalë

Se hallet dhe dënimet, kurrë nuk i qenë sosur

Në Nikas gjatë natës, na shkonte mbi një kalë

Dhe me vete na merte, një shok të armatosur

55.

Se gjatë asaj kohe, s’kish fare ditë të qeta

Dhe as për këtë trim e atdhetar të vatanit

I futur në shumë lista, për ta ndarë nga jeta

Çdo ditë na e ndiqnin, hordhitë e dushmanit

56.

As zgjedha osmane, më kurrë s’po durohej

Ngado çetat tona, qenë në luftë me taborët

E gjithë njerëzia, ishte bërë gati që të çohej

Dhe me forcë ti flakte,  jashtë tërë okupatorët

57.

Por shekulli i njëzetë, ca kohë të reja na pruri

Për trojet arbërore, prap shpresa u ngjallë

Shqipërisë përsëri, po i ndriste shumë nuri

Me plakun tonë vlonjat, që priu kombin në ball

58.

Dy herë Ismail Vlora, në Fier patë zbarkuar

Në mars edhe gusht, të senesë dymbëdhjetë

Nga sarajet e Vrionëve, ai vet  kishte deklaruar

Se tërë trojet shqiptare, do ti bënte në një shtet

59.

Kish qenë në këto kuvende dhe Thoma patrioti

Kur nisi që të  kryhej dhe misioni ynë i shenjtë

Gjithmonë me Jani Mingën, në ato kohë baroti

Sapo filluan themelet e vatanit tonë të shtrenjtë

60.

Rreth tyre myzeqarët, na u  ngritën në këmbë

Dhe fatin e nahisë, në duart e veta ç’e morën

Me asqerët na u ndeshën, dhëmb për dhëmbë

Nga Fieri osmanllinjtë, me armë na i hporrën

61.

Plot me zjarr ish Ballkani dhe luftrat  qenë gati

Shumë shpejt diplomati, prap erdhi në Durrës

Që të mbronte vatanin, se më s’ priste sahati

Megjithë Luigj Shkodrën edhe trimat e shpurrës

62.

Por në Durrës se lanë, që ta bënte  kuvendin

Për ti shpallur më vete, tërë trojet shqiptare

Dhe tok ta bashkonte, me forcë të gjithë vendin

Që e lirë të fluturonte,  prap shqipja krenare

63.

Drejt Vlorës u nis, për të mbritur më shpejt

Në datën e shenjtë dhe të shënuar historike

Në shi dhe në furtunë, kur rridhnin tërë qiejtë

Shkoi  larg si apostujt, nëpër kohërat biblike

64.

Shkumbinin çe hodhi, mu tek Vau i Kishës

Dhe në Çermë pleqëroi, me Dërvish Biçakun

Të nesërmen sa e lidhi, kollaren e këmishës

U largua mjaft herët, të kapte Karatoprakun

65.

Myzeqarët na e  pritën, me çeta Ismail Beun

Dhe gjer brenda mu në Vlorë  e çuan të sigurt

Për ta bërë më vete dhe me shtet Mëmëdheun

Por edhe atje e mbrojtën plakun tonë të urtë

66.

Qe zënë Jani Minga dhe shumë punë na kishte

Sepse dhe zot dasme, qe caktuar nga Ismaili

Dhe gjatë tërë asaj feste, në ball ky trimi  ishte

Duke mbajtur dhe fjalime e ligjëruar porsi bilbili

67.

Në Vlorë një porosi, na e dha shpejtë  Diplomati

Megjithse s’kishte saraje dhe as zyra e kolltuqe

Urgjent shkoi mësuesi ynë, tek tregtar Diamanti

Dhe me Thoman na blenë, një pëlhurë të kuqe

68.

E qepi Thoma Ristani, me makinë këtë pëlhurë

Shqipërisë i këndonte dhe mjaft  lutej  për zonjën

Shumë bukur e qëndisi, myzeqari këtë flamur

Pastaj Petro Dhimitri, mbi të vuri dhe shqiponjën

69.

Këtë flamur Ismaili e ngriti vet në mes të Vlorës

Atë ditë tepër të shenjtë, të njëzetë e tetë nëntorit

Dhe jo atë që gjoja, na u qëndisë prej Marigonës

Apo të tjerë, që u sajuan me urdhëra të eprorit

70.

Dikur na e mallkonin, pse kish qepur flamurin

Dhe në çdo vend e ndiqnin, haxhiqamilistët

Me ngulm e kërkonin, që të na e vrisnin burrin

Pasi kish qenë i lidhur, ngusht me pavarsistët

71.

Në Skelë prap çdo vit, flamuj të kuq na  qepte

Dhe me kujdes i  paloste,  në  baulet e drurit

Për çdo nëntor me dëshirë, ai nxënësve ua jepte

Që  ta kremtonin këtë festë, në”Sheshin e Flamurit”

72.

Një kokëkrisuri zogist,  mendja i kish shkrepur

Pas shkrimit që bëri, për flamurin Petro Poga

Dhe Thoman e urdhëroi, të thosh se kam qepur

Ku ustait si shpërblim, do ti lidhej edhe rroga

73.

Por Thomai nuk e pranoi, fare këtë lëmoshë

Pasi mjaft mirë e  dinte, se qysh hidhej  tërkuzi

Dhe kurrë nuk u mashtrua, as nga ky kodosh

Ndaj plot me  neveri, këtë ballgur na e përbuzi

74.

Me një turkofil në Fier, ai patë këmber disa llafe

Por menjëherë e la hanin, dhe fluturoi me pelën

Këtu na e  helmuan, flamurtarin tonë me një kafe

Duke e ndarë nga jeta, me  Vlorën dhe me Skelën

75.

Por vepra e këtij trimi, gjithmonë do  nderohet

Me flamurin Kuq e Zi që qepi, në ato ditë Nëntori

Për shekuj me radhë, Thoma Ristani do të kujtohet

Në”Sheshin e Pavarsisë”, si  një ikonë shenjtori

(A. J. APOLLONI)

 

Nga :

Themi J. Tushe

New York-Tiranë-Pishë Poro Fier.

July-August 2024.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi, ka dhënë detaje…