Patriotizmi fals i VV-së, PZAP-i ose Supremja do ta detyrojnë KQZ-në ta regjistrojë Listën Serbe

23 dhjetor 2024 | 23:51

Gazetari Astrit Gashi ka komentuar vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ky veprim është thjeshtë një propagandë e dobët dhe skenë teatrale e patriotizmit fals të VV-së.

Sipas Gashit, PZAP-i ose Gjykata Supreme do ta detyrojnë KQZ-në ta regjistrojë Listën Serbe.

“PZAP ose Gjykata Supreme do të detyrojnë KQZ-në të regjistrojë Listën Serbe! Kjo është thjesht një skenë teatrale e patriotizmit fals të VV-së, e cila po mundohet të paraqitet si e ashpër ndaj Listës Serbe dhe ndikimit të saj në Kosovë derisa ishin votat e tyre që formuan qeverinë Kurti. Sepse pa votimin e presidentes kishte renë qeveria. Në realitet, ky veprim nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të fituar pikë politike, ndërkohë që sistemi juridik dhe institucionet ndërkombëtare qëndrojnë mbi këtë proces dhe do ta detyrojnë regjistrimin, duke shmangur çdo formë bllokade të këtij subjekti politik derisa gjykata dhe prokuroria nuk kanë dërgu diçka që mund të ndalojë. Thjesht propagande e dobët!”, ka shkruar gazetari Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Institute for the Protection of Democratic Values (IPDV) held…