Patris Berisha e kujton me një postim prekës shokun e vrarë në Prishtinë

28 janar 2021 | 01:57

Bateristi Patris Berisha ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e të riut, Albert Krasniqi.

Berisha përmes një postimi në Facebook me disa fjalë ka shprehur mërzinë për vdekjen e shokut të tij.

“Ahhhh bre Albert …Pusho i qete o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.

Përveç Patrisit, edhe shumë miqë të tjerë të Albertit shkruajtën për vdekjen e tij.

Menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka reaguar pas vrasjes së mikut të tij Albert Krasniqit.

Fetahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka shkruar “jetë e poshtër”, derisa ka postuar edhe një fotografi me Albertin.

Për vdekjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur Skivi në instagram.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 200 fluturime u anuluan për shkak të…