Patrulla e kompanisë ‘King Security’ zë hajnin sirian dhe ia dorëzon policisë
Patrullat e kompanisë “King Security” në mëngjesin e sotëm kanë arritur të kapin një person me prejardhje nga Siria, cili ishte duke kryer një vjedhje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në orën 3:08 minuta të mëngjesit të sotëm, patrullat e kompanisë “King Security” pas marrjes së sinjalit përmes sistemit të alarmit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për dy minuta, ku kanë arritur të zënë personin me prejardhje nga Siria, i cili ishte duke kryer vjedhje në kryeqytet, raporton “Epoka e re”.
Sipas kompanisë “King Security” vjedhja ishte duke u kryer nga dy persona, por që njëri kishte arritur të ikte.
Patrullat e kompanisë “King Security” personin që kishin kapur ia kanë dorëzuar Policisë së Kosovës.
Ky veprim i “King Security” është për t’u vlerësuar, pasi kjo kompani që disa vite është duke dhënë kontribut në sigurinë në kryeqytet dhe në komunat tjera ku vepron.