Patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej 1 korrikut
13 qershor 2024
| 08:49
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data 1 korrik.
Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri për Ekonomia Online.