Paul George nuk largohet nga Oklahoma
02 korrik 2018
| 14:21
Paul George ka befasuar të gjithë opinionin e basketbollit në Amerikë. Ai ishte i lirë pas skadimit të kontratës me skuadrën e Oklahoma City Thunder.
E të gjithë prisnin se ai do të rikthehet në qytetin e lindjes, në Los Angeles, por diçka e tillë nuk ndodhi. 28-vjeçari ka befasuar të gjithë duke vazhduar kontratën me Oklahoma City Thunderin edhe për katër vjet të tjera. George ka marrë kontratë maksimale sa i përket pagës vjetore. Për katër vjetët e ardhshëm George në Oklahoma do të marrë 137 milionë dollarë.
Kësisoj basketbollisti amerikan bëhet ndër më të paguarit në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.