Paul McCartney nderohet nga Pallati Bucingham
06 maj 2018
| 14:00
Këngëtari 75-vjeçar Paul McCartney ka marrë titullin “Companion of Honour” nga Mbretëresha në Pallatin Mbretëror Buckingham. Paul McCartney ka pranuar këtë çmim për shërbimet që ka dhënë në muzikë.
“Ky është një nder i madh për mua dhe për familjen time. Tani po e mendoj sa krenar do të ndiheshin nëna dhe babi im nga Liverpuli po ta shihnin këtë”, ka thënë Paul McCartney.
Titulli “Companion of Honour” jepet për arritje të veçantë në nivel kombëtar.