Paul Pogba akuzohet nga vëllai i tij se ka punësuar dikë për t’i bërë magji Mbappes

02 shtator 2022 | 12:48

Telenovela e Paul Pogba vazhdon të marrë vrull. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të Juventusit, akuzoi Paulin se kishte punësuar një mësues fetar mysliman në përpjekje për t’i bërë magji Kylian Mbappe.

Kjo akuzë padyshim krijoi tituj dhe vetë Mbappe është i hutuar dhe i prire për një përgjigje. Ylli i PSG-së nuk ka bërë një deklaratë publike, por mediet franceze raportojnë se ai e ka bërë këtë gjë privatisht. “RTL” dhe “M6” raportojnë se Mbappe është interesuar për historinë dhe ka kontaktuar vëllezërit Pogba për të marrë anën e tyre të historisë.

Mbappe dhe ekipi i tij ligjor janë në pritje për të parë se si do të zhvillohet çështja nga distanca, pasi nuk duan të përfshihen ndërkohë që policia bën punën e saj. Ajo që duket qartë është se drama vjen në një moment të keq për kombëtaren franceze. Me më pak se tre muaj deri në fillimin e Kupës së Botës, nuk duket se dy nga yjet e Francës janë në kushte veçanërisht të mira.

Është një situatë që nuk është e re për francezët, pas skandalit të Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena të vitit 2015.

Trajneri Didier Deschamps do të emërojë skuadrën e tij në Ligën e Kombeve brenda dy javësh, por ribashkimi mes Pogbas dhe Mbappes nuk do tw ndodh, pasi mesfushori i Juventusit është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në gjurin e djathtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…