Paulo Dybala sërish pozitiv me koronavirus
04 prill 2020
| 22:16
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, javë më parë rezultonte pozitiv në Covid19, kurse ditë ma parë lajmëronte se kishte kaluar virusin.
Por, sot raportohet se lojtari argjentinas është infektuar për herë të dytë me këtë virus. Njësoj sikur lojtari, edhe e dashura e tij është riinfektuar me Covid 19.
Lajmi nuk është konfirmuar akoma nga lojtari dhe klubi, por shumë medie shkruajnë për të. Mbetet të shihet nëse lojtari do të prononcohet përmes rrjeteve sociale.