Paundi “zhytet” përsëri – Dollari zhvlerëson lekun, Euro e qëndrueshme

29 mars 2019 | 13:27

Fundjava duke se ka pësuar luhatje në tregun valutor për shumicën e monedhave ndërkombëtare, veçanërisht për Paundin britanik.

Sipas të dhënave nga ‘CREDINS Bank’ kjo e premte e ka zhvlerësuar Sterlinën kundrejt Lekut me plot 1.2 pikë duke kapur kështu kuotën e 145.2 lekëve në blerje dhe 146 lekëve në shitje. Si duket situata e luhatshme për monedhën britanike do të vazhdojë për sa kohë ende nuk është marrë asnjë vendim për Brexit. Kryeministrja Britanike, Theresa May për situatën në fjalë ofroi të dorëhiqet në rast se marrëveshja e saj nuk do të realizohet.

Për sa i përket monedhës së Eurozonës, krahasuar me ditën e mërkurë nuk ka pësuar ndryshim duke mbetur përsëri në të njëjtat vlera. Euro këmbehet gjatë ditës së sotme në tregjet e këmbimit valutor me 125 lekë.

Nga ana tjetër, Dollari amerikan është forcuar kundrejt lekut me 0.4 pikë duke arritur kështu kuotën e 111.4 lekëve në blerje dhe 112 lekëve në shitje.

Situata për monedhat e tjera ndërkombëtare ka qenë pozitive kundrejt Lekut. Dollari australian është rritur me plot 0.6 lekë duke arritur në kuotën e 78.8 lekëve. Rritje ka pësuar edhe Dollari kanadez me 0.2 pikë duke arritur kuotën e 82.7 lekëve. Franga zvicerane nuk ka ndryshuar nga dita e mërkurë duke qëndruar përsëri në të njëjtat vlera. Franga zvicerane këmbehet gjatë ditës së sotme në vlerën e 111.5 lekëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…