Pauza e ndihmave të Uashingtonit ndaj Ukrainës do të zgjasë derisa Zelenski nuk përkushtohet për paqe

04 mars 2025 | 08:32

Media të mëdha amerikane si “Bloomberg” e “Fox News” raportortuan mbrëmë se presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vendosur që t’i pauzojë ndihmat për Ukrainën, përfshirë edhe ndihmat ushtarake.

BBC raporton sot se deri më tani ende nuk është thënë asgjë nga vet presidenti Trump për këtë punë, përveç asaj që u tha nga Shtëpia e Bardhë gjatë natës.

Shtëpia e Bardhë i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se Trump “ka qenë i qartë” se ai “është i fokusuar në paqe”, duke shtuar “ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu”.

“Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për të siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Bloomberg dhe Fox News, të cilët u informuan nga zyrtarë të administratës, raportuan se pauza do të zgjasë derisa Presidenti Zelensky t’i tregojë Uashingtonit se është “i përkushtuar ndaj paqes”.

Administrata Trump po shqyrton gjithashtu shkurtimin e ndarjes së inteligjencës me Kievin, sipas CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani. Ai po merr pjesë…