Pavard infektohet me Covid
18 shkurt 2021
| 16:16
Lazio është kundërshtari që duhet të kalojë Bayern Munchen për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sfida e parë luhet në Olimpico të Romës të martën e ardhshme (23 shkurt). Trajneri i kampionëve në fuqi, Hansi Flick ka marrë një lajm negativ.
Benjamin Pavard, lojtari që i dhuroi Bayernit triumfin në Botërorin për Klube, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi francez ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë për duelin ndaj “bardhekaltërve” të Inzaghit.