Pavardi dëshiron të largohet nga Bayerni
Duket se nuk ka qetësi në Bayern Munchen, pasi edhe mbrojtësi Benjamin Pavard nuk është i lumtur në klub. Mbrojtësi francez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën aktuale e cila skadon në verën e vitit 2024, duke sjellë kështu një shitje të pashmangshme të tij, gjatë merkatos së verës.
Deri më tani shumë klube kanë “trokitur” në dyert e Bayern për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, me “katalanasit” e Barcelona, që deri më tani shihen si favoritët kryesorë, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediet në Gjermani.
Ndërkaq, kujtjomë se prej 4 sezonesh, Pavard luan për “mbretërit” e Gjermanisë, teksa sezonin që sapo lamë pas zhvilloi plot 43 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 1 asistim për shokët e tij të skuadrës, shifra këto të kënaqshme për një lojtar me karakteristikat e francezit.