Pavarësia e gjyqësorit, Prishtina bashkon Gjykatat Supreme të Evropës

24 qershor 2024 | 10:46

Gjykata Supreme e Kosovës për herë të parë është bërë nikoqire e Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u theksua se është qenësore që sistemi gjyqësor në vend të këtë pavarësinë e tij dhe të jetë i pandikuar.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, tha se pavarësia e gjyqësorit është pa dyshim gurthemeli i një demokracie funksionale dhe “është baza dhe çatia e të gjithë shtetit të së drejtës”.

Me këtë rast, ai foli edhe për pavarësinë e gjyqësorit, derisa tha se disa herë ka pasur tentativa për ndërhyrje.

“Kjo konferencë përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshëm për të gjithë ne që shkëmbejmë ide, dhe bashkëpunojmë për të forcuar sistemet tona gjyqësore nëpër mjet shkëmbimit të praktikave më të mira juridike. Kjo konferencë po organizohet për herë të parë në Kosovë. Pavarësia e gjyqësorit është pa dyshim gurthemeli i një demokracie funksionale, është baza dhe çatia e të gjithë shteteve të së drejtës pa të cilin parim gjyqësor nuk do ta kishte asnjë kuptim”, tha Rexhepi.

Ulja e pagave të gjyqtarëve, nismat për ndryshime kushtetuese ligjore, ishin disa nga ndërhyrjet që sipas Rexhepi ishin bërë nga politika.

“Ky parim garanton që gjyqësor të mbetet i lirë nga çfarëdo ndikimi. Ne duhet të punojmë pa reshtur për ta forcuar e të qëndrojmë vigjilent për ta mbrojtur këtë pavarësi nga kushdo qoftë. Është evidente që pushtetet tjera jo gjithherë pajtohen me gjyqësorin e pavarur dhe jo pak raste kemi tentativa për të ndërhyrë, me nisma për ndryshime kushtetuese ligjore, me ulje të pagave të gjyqtarëve, qoftë me deklarime publike të qeveritarëve e të tjerë për çështje në shqyrtim në gjykata, që përfaqëson cenim të rend të pavarësisë së gjyqësorit dhe paraqet presion të papranueshëm me punën e gjyqtarit. Pa këtë pavarësi vetë themelet e shoqërive tona demokratike janë të paqëndrueshme dhe rrezikojnë të ardhmen e vetë shoqërisë”, tha ai.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, tha se kjo konferencë duhet të përçoj mesazhin esencial ata të rëndësi së pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

“Kontribuon edhe në avancimin e debatit në nivel të gjykatave supreme, gjykatave të larat me qëllim të mbrojtës efektive të të drejtave dhe lirive themelore. Duke kontribuar për pasoj edhe në avancimin e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit. Më lejoni të vë theks në dy pika parësore, rendësin e dialogut gjyqësor dhe nevojën që përtej shkëmbimit të përvojave ky dialog të përçoj një mesazh esencial, ata të rëndësi së pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, tha Caka-Nimani.

Homer E. Moyer, Themelues i Institutit “CEELI”, tha se gjyqësori në Kosovë meriton që të lavdërohet për punën e rëndësishëm që është bërë.

“Forcimi i sundimit të ligjit është i rëndësishme. Para 35 vitesh çdo shtet në këtë rajon kanë qenë në qeveritë autoritare ku sundimi i ligjit nuk është respektuar. Kurse sot dy të tretat e shteteve tuaja rangohen në pjesën e epërme të indeksit mbarë globit të sundimit të ligjit që prodhohet çdo vit nga projekti i drejtësisë në botë, ju meritoni që të lavdëroheni për punën e rëndësishme që e keni bërë dhe që është dashur të bëni”, tha ai.

John Walker, gjyqtar i Lartë i Qarkut, tha se juristët, profesorët e juridikut e shoqëritë civile mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sigurojnë që demokracitë të vazhdojnë që të funksionojnë e të transformojnë shoqëritë tona. “Në historinë në tërë botën qytetare e secilit vend kanë marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur dhe avancuar sundimin e ligjit. Ju keni zgjedhur pesë tema të rëndësishme për këtë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në…