Pavarësisht lakmisë nga të tjerët, modeli suedez nuk funksionoi

21 maj 2020 | 10:47

Suedia ka regjistruar mesatarisht 6.25 vdekje në ditë për një milion veta për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit. Këtë tregojnë statistikat e «Our World In Data», që dëshmon, sipas mediave në Itali, se modeli suedez nuk funksionon. Vendi shënoi një ditë më parë numrin më të madh të jetëve të humbura për frymë në të gjithë kontinentin e vjetër. Në Mbretërinë e Bashkuar vdekshmëria është 5.75 në ditë për një milion veta, në Belgjikë 4.6, në Francë 3.49 dhe në Itali, mesatarisht 3, shkruan “Corriere della Sera”.

Suedia nuk e vendosi kurrë karantinën dhe preferoi t’i inkurajonte ndjenjat personale të përgjegjësisë te qytetarët e saj, duke i kërkuar të qëndrojnë në shtëpi vetëm atëherë kur janë të sëmurë e ta ruajnë në publik distancën sociale. Vendi regjistroi në prill muajin numrin më vdekjeprurës prej gati tri dekadash.

Qasja suedeze ndaj koronavirusit është kritikuar brenda dhe jashtë kufijve, veçanërisht pasi numri i viktimave atje, mbi 3 800, i tejkaloi shumë shifrat në vendet nordike fqinje, të cilat vendosën masa të ashpra izolimi. /TCh

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pekini po ndihmon shumë vende që të luftojnë pandeminë COVID-19,…