
Paviç, trajner i ri i Bashkimit
22 korrik 2021
| 16:42
Branimir Paviç është trajner i ri i KB Bashkimi. Klubi nga Prizreni e ka angazhuar trajnerin që me herët e ka drejtuar Pejën dhe së fundmi edhe Vëllaznimin, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i KB Bashkimi:
BRANIMIR PAVIĆ – KRYETRAJNER I BASHKIMIT
Në krye të skuadrës sonë për edicionin e ri do të jetë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Paviç.
Paviç është një ndër trajnerët e huaj që e njeh më së miri basketbollin kosovar, pasi që më parë ka udhëhequr skuadrën e Pejës dhe së fundi atë të Vëllaznimit.