
Pazaret politike, Spahiu: Kurti ka me “peshku” deputetë, disa m’u lajmëruan edhe mua
24 shkurt 2025
| 22:16
Profesori dhe njëherësh komentatori politik, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë sërish qeverinë, ngaqë siç tha ai, “kjo parti do t’i blejë disa deputetë nga partitë e tjera”.
Ai ka thënë se VV veçse ka nisur “peshkimin” e disa deputetëve.
“Nëse s’ban me Nismën, ai gjithqysh ka me ba qeverinë. I blen do deputetë, i peshkon do edhe i josh”, ka thënë Spahiu.
Spahiu ka thënë se disa deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate veçse ia kanë shprehur vullnetin për t’iu bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mu ata m’u kanë lajmëru tu menu që unë ia përcjelli Albinit. I kam thanë shkoni drejt te ai. Ata janë në gjendje për me ba pazare, te katër te qetyne”, ka thënë ai.