PD-ja dorëzon Projektligjin për vetingut e politikanëve
Partia Demokratike e Shqipërisë e ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për vetingun e politikanëve.
Përmbajtja e tij është pothuajse e njëjtë me atë për gjyqtarët, mirëpo ende nuk dihet se kur do të shqyrtohet, shkruan “lapsi.al”.
Në projektligj përfshihen zyrtarë, deputetë, kryetarë bashkish, anëtarë institucionesh dhe kryeministri i vendit.
“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, është thënë në këtë projektligj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Twitter” e ka përkrahur iniciativën e PD-së, duke thënë se kjo do ta pastrojë skenën politike në vend.