PD-ja e Berishës zgjedh kreun e ri të FRPD-së

02 tetor 2022 | 23:50

Besart Xhaferri, është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se Besart Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota, ndekur më pas nga Mariglend Doçi me 1292 vota.

Deri më sot FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.

Ky proces zhvillohet nga PD e Berishës ndërsa një garë tentoi ta hapte dhe Lulzim Basha, por mbeti pezull për shkak të situatës brenda demokratëve.

Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 emra, Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.

Konkretisht kandidatët kanë marrë:

Besart Xhaferri – 5256 vota

Mariglend Doçi – 1292 vota

Artjon Bajramaj – 528 vota

Barbara Doda – 452 vota

Alesia Balliu – 186 vota

Arnold Kariqi – 168 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët nga Lugina e Preshevës do të kenë mundësi për…