
PD-ja e shqetësuar me manipulimin e votave, thotë se u takon një deputet
Partia e Drejtësisë (PD) ka njoftuar se me vëmendje është duke e përcjell gjithë procesin e rinumërimit të votave.
Ky subjekt politik ka shprehur shqetësimin rreth manipulimit të votave nga ana e komisionarëve.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, njëherësh shef i shtabit Eroll Venhari, ka deklaruar se PD-ja është e shqetësuar me manipulimin e votave dhe se pret që pas rinumërimit të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet.
“Sipas informatave që i kemi nga terreni ne kemi diku afër 5 000 vota të kandidatit tonë për deputet. Ne i kemi mbledh të gjitha deklaratat e atyre të cilët na kanë votuar dhe që votat e tyre nuk kanë dalë. Ne po e presim të përfundon procesi i rinumërimit dhe t’i deponojmë ankesat tona në PZAP brenda afateve ligjore”, ka thënë Venhari.
/Epoka e re/