PD-ja forca më e madhe opozitare, i jepen dy anëtarë të KZAZ-ve në Kukës
15 shtator 2023
| 10:45
Kolegji Zgjedhor vendosi që të drejtën për të propozuar dy anëtar në KZAZ e ka Partia Demokratike dhe 1 anëtar Partia e Lirisë.
Me këtë pranim kërkese, i hapet rrugë faktit që PD të ketë të drejtën për të propozuar dy anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale në Kukës, ndërsa një anëtar Partia e Lirisë. Me këtë njohje, shfuqizohet vendimi e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ai i KAS.
Kujtojmë se PD zyrtare nuk do të ketë kandidat të saj zyrtar në zgjedhjet që do të ripërsëriten më 24 shtator në Kukës, por vetëm 2 anëtarë në KZAZ.