PD-ja i bashkohet koalicionit Nisma-AKR

27 gusht 2019 | 21:32

Partia e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumëvjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD-së dhe AKR-së.

“Ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe Nisma dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në këtë komunikatë.

“Partia e Drejtësisë fton gjithë elektoratin e saj që të mbështet ketë koalicion parazgjedhor në funksion të promovimit dhe institucionalizimit të vlerave të dëshmuara të traditës sonë kombëtare dhe qytetare euroatlantike në politikat e qeverise se re të vendit”, është theksuar në komunikatën e PD-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Lothar Matthaus beson se…