PD-ja mban zgjedhjet për kryetarin e ri më 13 qershor
17 maj 2021
| 12:09
Partia Demokratike në Shqipëri ka vendosur të hapë garën për kreun e ri të saj dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, më 13 qershor.
Ky vendim është marrë në mbrëmjen e së dielës nga kryesia e PD-së.
PD-ja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat ishin planifikuar që të mbahen në muajin korrik.
Hapja e kësaj gare, anashkalon kërkesat e zërave të ndryshëm brenda Partisë Demokratike, që i kërkuan Bashës largimin, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Në zgjedhjet e 25 prillit, demokratët arritën të merrnin 59 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, krahasuar me 46 që kanë pasur në vitin 2017.