PD-ja ndahet në dy grupe në Kuvend, të përjashtuarit nga Basha kërkojnë vendet në komisionet parlamentare
50 minuta kohë që mund të ishte përdorur për të diskutuar çështje që shqetësojnë shqiptarët, u shpenzua në parlament, për të sqaruar sherrin brenda kampit demokrat.
Sherrnaja brenda Partisë Demokratike, mbërriti edhe në Kuvendin e Shqipërisë në të parën seancë për vitin 2022.
Deputetët demokratë rreshtuar pro Sali Berishës të shkarkuar prej Lulzim Bashës për mos të qenë pjesë e grupit parlamentar demokrat, e kundërshtuan me forcë këtë kërkesë depozituar në kuvend.
Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla dha sqarimet e saja për këtë kërkesë, bazuar në rregulloren e kuvendit.
Por çka tha zonja Nikolla, nuk u mirëprit nga deputetët në listë për tu përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
Taulant Balla, kreu grupit parlamentar socialist, solli shembuj nga përjashtimet e deputetëve demokratë në të shuarën.
Në të parën fjalë si kryetar i grupit të ri demokrat Enkelejd Alibaj tha.
“Po ne kemi ca probleme ua kemi thënë shqiptarëve ti zgjidhim në familjen tonë duke i parë në sy. Ta kthejmë këtë sallë për zërin e shqiptarëve pavarësisht problemeve tona tashmë të kaluara”, tha Alibeaj.