PD-ja nuk pranon deklaratën e KQZ: Kjo është shifra e pjesëmarrjes në votime
30 qershor 2019
| 23:08
Ashtu siç pritej, Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. Bardhi lexoi edhe rezultatet, sipas PD-së, në të gjitha bashkitë e vendit.
Edhe kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama, raporton “TCh.”
KQZ-ja në Shqipëri bëri të ditur pak minuta më parë se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 21.6%.