PD-ja uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
Partia e Drejtësisë (PD) ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie, agjërim të lehtë dhe pranim të gjitha veprave të devotshmërisë në emër të Allahut të Madhërishëm.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i solidaritetit dhe bamirësisë, që i afron njerëzit me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në Zotin e Madhërishëm por edhe për të deklaruar shkallën më të lartë të përgjegjësisë ndaj tij.
Muaji i shenjtë i Ramazanit është ndër obligimet hyjnore në të cilin kultivohen vlera më fisnike njerëzore, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të gjithë nevojtarët.
Zoti Fuqiplotë ju ndihmoftë që të gëzoni të gjitha begatitë e këtij muaji të bekuar, duke pastruar mendjet tuaja dhe duke qetësuar e gëzuar shpirtrat tuaj fisnik”, është thënë në urimin e PD-së.
/Epoka e re/