PD, vetëm 16 kandidatë në zgjedhje

05 prill 2023 | 09:21

Pak ditë më parë Enkelejd Alibeaj ishte i paqartë se sa kandidatë kishte në garën për zgjedhjet lokale.

Por, misteri i listës së PD-së zyrtare mori fund sapo emrat e të gjithë kandidatëve u morën nën administrim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që i ndihmojë  drejtuesin e komanduar demokrat të qartësojë mendimet.

Nën siglën e Partisë Demokratike në fletën e votimit do të garojnë vetëm 16 kandidatë, raporton TCh.

Megjithëse bëri një betejë të gjatë për logon dhe vulën e partisë, Enkelejd Alibeaj tregoi se nuk ishte gati për “luftë”, pasi dështoi të nxjerrë 61 kandidatë duke iu shmangur betejës në 45 bashki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt,…