PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër të dënuar për keqpërdorim të fondeve
22 dhjetor 2024
| 09:24
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të premten e ka emëruar Agim Hysenin, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit, i cili është liruar nga detyra.
E lidhur me këtë emërim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës.
Në reagimin e PDAK-së thuhet se Hyseni, ka qenë i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim të fondeve.
“Duke rënë në ndikim të ish-deputetit i cili po ashtu ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve, z. Etem Arifi”, thuhet në emailin e përcjell në redaksinë e Klankosova.tv.
“Andaj për këtë qëllim, ne po ju përcjellim një komunikatë për media, në të cilin shprehim shqetësimin tonë, për këtë veprim skandaloz të Qeverisë”, thuhet tutje në njoftim.