PDK angazhon potencialin profesional të diasporës

21 prill 2024 | 12:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mirëpritur aderimet e disa të rinjve të suksesshëm në mërgatë që i janë bashkuar PDK-së.

“Eron Muhaxheri, master në administrim digjital të biznesit, i flet tri gjuhë. Arlind Kuçica, i diplomuar në shkenca, i flet katër gjuhë. Dhe, Drin Çeku, master në ndërmarrësi dhe menaxhmet, i flet pesë gjuhë”, ka treguar kreu i PDK-së gjatë prezantimit të tyre.

Kryetari i PDK-së tha se këta të rinj kanë përvoja e interesime të ndryshme – nga biznesi, financat, filozofia, marketingu digjital, inovacioni e inteligjenca artificiale, por siç tha ai një e kanë të përbashkët: dëshirën për të kontribuar në Kosovë!

“Këta tre djemë janë ndër anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, të cilët, bashkë me Kryetarin e Degës tonë në Zvicër, Ragip Xhakën, i mirëpritëm në selinë qendrore të PDK-së”, tha ai.

Sipas Krasniqit, Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën.

“PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës! I lumtur sa s’ka – e pafundësisht krenar me rininë tonë në mërgatë”, tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/p/UES5j1UPGbt4ksrz/?mibextid=qi2Omg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e koalicionit VLEN që garojnë në zgjedhje në Maqedoninë…