![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0725.jpeg)
PDK: Bedri Hamza voton në orën 09:30, në “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë
08 shkurt 2025
| 15:07
Nesër, më 9 shkurt, në orën 09:30, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në Shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi voton në Shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në orën 10:45.
Faleminderit të gjitha mediave për bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë kësaj fushate.
Ju njoftojmë se gjatë ditës së diel, ditën e zgjedhjeve, PDK do të mbajë konferenca për media në Selinë Qendrore në Prishtinë.
Për kohën e mbajtjes e tyre do të njoftoheni me kohë.