PDK dhe AAK bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvend
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të dytën herë me radhë, nuk do të marrin pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovë, ku presidentja, Vjosa Osmani, do të adresohet deputetëve me fjalimin e saj vjetor.
Partitë opozitare në këto vite kanë kritikuar vazhdimisht rolin e presidentes duke akuzuar Osmanin se është shndërruar në instrument të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ndonëse PDK-ja dhe AAK-ja kanë vendosur që mos ta dëgjojnë sërish fjalimin e të pares së vendit, të njëjtën gjë nuk dihet nëse do të bëjnë edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndryshe Osmani pavarësisht kritikave të opozitës javë më parë paralajmëroi se shumë shpejt do t`i thërras në një takim partitë opozitare për të diskutuar rreth draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Kosova e pranoi muaj më parë.
LDK-ja dhe AAK-ja kanë njoftuar se do ti përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes.