PDK e përkushtuar për themelimin e nëndegëve në të gjitha kantonet e Zvicrës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh drejtor i Departamentit të Diasporës në PDK, Elmi Reçica, mbajti mbledhje virtuale me anëtarët e Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Zvicër, me qëllim të organizimit të mëtejmë dhe krijimin e nëndegëve të reja në disa kantone të këtij shteti mik.
Reçica ka theksuar se gjithashtu u diskutua për përfshirjen e të rinjve, të rejave dhe grave në strukturat drejtuese të PDK-së në Zvicër.
Postimi i Reçicës në rrjetin social:
Së bashku me anëtarët e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Zvicër, dje patëm një mbledhje virtuale, me ç’rast diskutuam për konkretizimin e themelimit të Degës së PDK-së në Zvicër, formimin e disa nëndegëve të PDK-së në Kantonet e Saint Gallen, Ticinos, Bernit, Solloturnit dhe të Kantoneve tjera. Gjithashtu, diskutuam për përfshirjen e të rinjve, të rejave dhe grave në strukturat drejtuese të PDK-së.
Me punë, angazhim dhe bashkëpunim, padyshim se do të arrijmë sukses në shtrirjen e PDK-së në të gjitha Kantonet e Zvicrës!