PDK emëron drejtorët në Komunën e Pejës
17 maj 2018
| 21:04
Javë më parë LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.
Sot kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve nëpër drejtorit që iu takojnë, sipas marrëveshjes së arritur me Gazmend Muhaxherin e LDK-së – kryetarin e komunës, përcjell Klan Kosova.
Drejtoreshë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike është emëruar Xhevahire Ceku, në Drejtorinë e Urbanizmit, Rajan Arapi, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Muhamet Mahmutaj dhe Drejtor për Inspekcion, Leotrim Murtezaj.