![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/bedria.jpg)
“PDK është fituesja më e madhe në këtë zgjedhje”
10 shkurt 2025
| 21:59
Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar rezultatet preleminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Rama ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një rezultat të kënaqshëm në krahasim me atë që është pritur.
“Pritjet e VV-së për 500 mijë vota kanë qenë përtej realitetit dhe kështu ndodhi. Edhe pse sipas përshtypjeve të mia VV nuk mori rezultat të keq. Kam prit që do të jetë më poshtë se 40%”, ka thënë Rama.
Por megjithatë, Rama ka theksuar se PDK-në e sheh si fituesen më të madhe në këto zgjedhje.
“Fitues tjetër është pashmangshëm PDK-ja. Unë PDK-në e shoh fituesen më të madhe në këto zgjedhje sepse e ka rritë votën me 50 mijë votues”, ka theksuar ai.