PDK: Etem Arifi e ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

03 dhjetor 2020 | 14:34

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi ka deklaruar se Etem Arifi e ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar 4 raunde bisedime që të marr votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti.

“Deputeti Ethem Arifi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar 4 raunde bisedime që të marrin votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti! Nuk janë pajtuar për pozita! Për më shumë deputeti Arifi ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit! A po tingëllon dyftyrësi e Lëvizjes”, ka shkruar Gashi.

Çështje e votës së deputetit Arifi, i cili është dënuar për burg efektiv, tashmë është dërguar për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Dje  është mbajtur një seancë publike për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo shfaqet gjithmonë në formë të mirë kur publikon foto…