PDK-ja: I pavërtetë lajmi se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara

09 nëntor 2020 | 21:22

PDK-ja thotë se nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Sipas kësaj partie, intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

“Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara. Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit. Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë…