PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma  i japin mbështetje ekipit negociator

04 shtator 2018 | 10:31

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ahmet Isufi, i kanë dhënë mbështetje ekipit negociator të Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Po ashtu edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i ka dhënë mbështetje këtij ekipi edhe pse ka qenë mjaftë kritik.

Ai ka kërkuar qe të shkrihet në një platformë të përbashkët agjenda e presidentit Hashim Thaçi dhe e Qeverisë.

Gjithashtu, ekipit negociator të Qeverisë i ka dhënë deputeti Albert Kinolli në emër të grupit parlamentar 6+.

Në këtë seancë nuk janë duke marrë pjesë deputetët e opozitës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fushën e sportit të qendrës kulturore shqiptare në Çikago…