
PDK-ja, adresë e besimit nga ShBA-ja
Shkruan: Hisen Berisha
Z. Kryeministër!
Iku dita e dytë që tre policët tanë janë në duart e çetnikëve serb.
Ne, i gjithë kombi shqiptar e kemi kuptuar se ShBA-ja juve iu cilëson si armik, e jo si mik!
Z. kryeministër, ti e dinë derën se ku ShBA-ja i ka miqtë.
ShBA-ja dhe Kosova bashkëbisedojnë vetëm përmes një dere, asaj dere që e krijuan burrështetas si Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Falë asaj dere, ne i dëbuam administratën dhe ushtrinë serbe nga Kosova.
Kryeministër, eja dhe kërko ndihmë tek dera e ShBA-as, në Partinë Demokratike të Kosovës, se këtu është adresa e besimit të ShBA-së.
Vetëm përmes kësaj dere do të përmbyllet procesi politik i shtetësisë së Kosovës. Kështu mund t’i sjellim edhe policët tanë në Kosovë. Sepse, Amerika i do personat e vendosur, besnik, të ndershëm e vendimmarrës, siç e mbështeten presidentin Thaçi.
Për më keq, duke fyer Shqipërinë, e duke lutur Serbinë nuk ecet përpara.