PDK-ja: Anëtarët e LV-së në KQZ po ia humbin ditët diasporës duke ia vonuar fillimin e votimit

02 shkurt 2021 | 14:42

Shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje së bashku me anëtarët e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alim Ramën dhe Sami Kurteshin, janë duke e penguar KQZ-në për ta miratuar fletëvotimin e zgjedhjeve.

“Këta dy anëtarë janë duke i bërë presion KQZ-së që në broshurat e kandidatëve të paraqiten numrat e personave të pa certifikuar nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Presioni i Ramës dhe Kurteshit po e pengon aprovimin e fletëvotimit të zgjedhjeve. Sa më shumë që vonohet aprovimi i fletëvotimit të zgjedhjeve, ky subjekt politik po ia humb ditët diasporës shqiptare për të dërguar fletëvotimet në KQZ”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

VËMENDJE!!!

VETËVENDOSJE DHE ALBIN KURTI ME ANËTARËT E SAJ NË KQZ PO IA HUMB DITËT DIASPORËS DUKE IA VONUAR FILLIMIN E VOTIMIT

Dy anëtarët e VV-së në KQZ, paskan dalë në konferencë për media për t’u munduar që ta largojnë përgjegjësinë nga vetja dhe t’ia hedhin fajin KQZ-së pse nuk ka filluar akoma votimi i Diasporës.
Albin Kurti dhe Vetëvendosje së bashku me anëtarët e saj në KQZ, Alim Ramën dhe Sami Kurteshin, janë duke e penguar KQZ-në për ta miratuar fletëvotimin e zgjedhjeve.

Këta dy anëtarë janë duke i bërë presion KQZ-së që në broshurat e kandidatëve të paraqiten numrat e personave të pa certifikuar nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

Presioni i Ramës dhe Kurteshit po e pengon aprovimin e fletëvotimit të zgjedhjeve.

Sa më shumë që vonohet aprovimi i fletëvotimit të zgjedhjeve, ky subjekt politik po ia humb ditët diasporës shqiptare për të dërguar fletëvotimet në KQZ.

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke…