PDK-ja anulon tubimin përmbyllës në Podujevë, shkak koronavirusi

12 mars 2020 | 16:08

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka anuluar tubimin përmbyllës që kishte planifikuar ta mbajë nesër (e premte) për zgjedhjet për kryetar të Podujevës.

Lajmin e ka bërë me dije kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu.

“Të nderuar qytetarë, ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi, koronavirusin. Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, me 13 mars. Të dashur aktivistë, e kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj. Unë do të mbajë nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës. Faleminderit shumë për mbështetjen gjatë këtyre ditëve. Ju jam shumë mirënjohës”, ka shkruar Fetahu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e djeshme klubi i Juventusit njoftoi se mbrojtësi italian…