PDK-ja bën thirrje për ta votuar pakon emergjente

14 prill 2020 | 12:08

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka apeluar për ta votuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Bizneset kanë nevojë për ndihmë, qindra mijëra të punësuar në sektorin privat, që kanë mbetë pa paga, kanë nevojë për to. Të gjitha kategoritë, kanë nevojë që Kuvendi të jetë në përkrahje të tyre”.

“Në emër të grupit parlamentar ju lus të gjithë deputetëve të tjerë, që të hedhet në votim ky mocion dhe që të votohet në rend dite kjo pako emergjente. Ju lus që ky mocion të vendoset në votim dhe lus ta votoni atë”, ka thënë Hamza.

Pas kësaj deklarate, Kuvendi ka shkuar në pauzë për 10 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministri i…