PDK-ja bëhet anëtare e Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, ku edhe u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli ka thënë se pjesëmarrja në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të PDK-së si dhe ofron mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar prej partive me më shumë përvojë.
“Ky anëtarësim gjithashtu ia jep mundësinë PDK-së që të mbrojë e promovojë Kosovën në nivel ndërkombëtar duke ndërvepruar me parti anëtare të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.